Merkel zbulon sekretet e pabesueshme të jetës si grueja ma e fuqishme e planetit (foto-video)

Angela Merkel kohët e fundit ka pranue se e tërheqin burrat me sy të bukur dhe se si studente i pëlqente të pinte.

E, tashma, kur fushata për mandatin e katërt asht në javët e fundit, kancelarja gjermane ka lejue fotografët me kapë pamjet e banesës së saj në qendër të Berlinit.

Ajo ka zbulue edhe recetën për nji ushqim klasik gjerman, supën me patate.

“Gjithmonë i pres patatet me dorë, jo blender”, ka thanë Merkel për revistën gjermane Bunte. “Këto copa të vogla kështu janë ma të qëndrueshme”.

Në vend që të shpërngulet në rezidencën e Qeverisë, qëkur asht në pushtet, Merkel dhe burri i saj kanë jetue në banesën e tyne.

Nga fotot e publikueme në revistën Heute Woche, kjo asht nji banesë tipike gjermane me parket, me mure të bardha dhe njI pasqyrë të madhe mbi njI divan të gjatë gri në dhomën e ndejes.

Tryeza e ngranies asht e vogël dhe kuzhina asht e thjeshtë.

“Më pëlqen të ha vonë në mbramje”, pranoi ajo në nji bisedë me Bunte.

Merkel ka nji apartament në qendër të Berlinit dhe turistët shpesh habiten kur e shohin gruen ma të famshme në botë teksa del herët në mëngjes e kthehet vonë në mbramje në banesë.

 

ImageImageImage