‘Merkozy’: Angela drejt mandatit të katërt, Sarko n’start pengohet!

Kur mediat gjermane shpikën termin ‘Merkozy’ në vitin 2011, francezët ishin të mërzitun.

Simbas tyne, termi duhej t’ishte ‘Sarkokel’.

Bahej fjalë për bashkimin e emnave Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, lideres së Gjermanisë dhe presidentit të Francës.

Por udha e Sarkozy’t nuk zgjati shumë.

Madje duke se ylli politik nuk po rrezon ma për Nicolas Sarkozy.

Ish-presidenti francez ka dalë nga gara për zgjedhjen e kandidatit presidencial mbrenda Republikanëve.

Sarkozy pranoi humbjen dhe mbështeti Francois Fillon, nji i moderuem që doli i pari në garën e të Diellës.

Ish-kryeministri Alain Juppe doli i dyti dhe të dy kanë me u përballë me nji tjetër garë.

Fituesi ka me garue me shumë gjasë kundër lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Simbas BBC, socialistët në pushtet janë shumë jopopullorë dhe të përçamë.

Gjasat që nji kandidat i tyne me mbijetue në raundin e parë të zgjedhjeve në Prill, janë të vogla.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel shpalli se ka me garue për nji mandat të katërt.

Ajo tha se pret nji betejë të ashpër.

“Por na duhet me luftue për vlerat tona,” tha ajo.

Sondazhet tregojnë se ka nji ranie të popullaritetit për Merkel, megjithatë ajo ka ende nji mbështetje të konsiderueshme.