Merr detyrën shefja e re e EULEX

Alexandra Papadopoulou sot e ka marrë detyrën si shefe e re e Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Diplomate e naltë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbye edhe ma parë në Kosovë si shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Angazhimet e kohëve ma të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Europian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çashtje të BE’s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE’s nga Greqia në vitin 2014.

“Kam kënaqësinë me qenë Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t’i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e nji sistemi të pamvarun dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë,” tha Papadopoulou.