Merret në pyetje Julian Assange i WikiLeaks

Kryeprokurorja suedeze, Ingrind Isgren, ka mbërri në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për me marrë në pyetje themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në kuadër të nji hetimi për përdhunim.

Assange, i cili vazhdimisht i ka mohue akuzat për përdhunim, u mor në pyetje edhe dje në Ambasadë.

Assange, i cili e ka zemrue Washingtonin tue publikue nji mori dosjesh sekrete diplomatike të SHBA’ve, iku në Ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012 nga tuta se nëse ekstradohet në Suedi, mundet me u dërgue në SHBA, mandej dhe të përballet me dënim të randë me burg për shkak të publikimit të sekreteve amerikane.