Merret nji vendim ndaj Drejtorit të hetimeve në Inspektoriatin Policor

Asht suspendue Drejtori i hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, Jetullah Aliu.

Suspendimi i Aliut, njanit nga eprorët ma të naltë të IPK’s u ba të Marten me vendim të Drejtorit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Simbas nji njoftimi të IPK’s suspendimi ka ndodhë për shkak të nji hetimi, të cilin policia e ka nisë ndaj Aliut dhe nji zyrtari tjetër të Inspektoratit.