Arrestohet rrembyesi i aeroplanit në Qipro

egyptii

Autoritetet e Qipros kanë konfirmu se asht arrestu rrëmbyesi i aeroplanit egjiptian.

Mbas disa orëve që ai mbajti peng disa udhtarë, por edhe ekuipazhin e aeroplanit asht arrestu nga policia e Qiprosë, shkruen The Guardian.

Në këtë rrembim, askush nuk mbeti i lenduem, por shkaqet e tij thuhet se ishin të shkojë tek ish-grueja e tij e cila tashma ndodhet në Qipro.

Presidenti i Qipros, në nji deklaratë për media ka thanë se nuk bahet fjalë për ndonji sulm terrorist, por për rrëmbyesin tha se asht vetëm nji budalla.

 

Ky asht Universteti n’SHBA ku punon pengmarresi i avionit

 

Lirohen edhe 5 pjestaret e ekuipazhit ‘avionit te marre peng ne Qipro.

Simbas informacioneve te mediave nderkombetare, pengmarresi Ibrahim Samah asht 59 vjet dhe punon si profesor n’Universitetin e Atlantes ne SHBA.

 

LIVE: Rrëmbyesi asht shtetas egjiptian. Don bashkim me ish-gruen në Qipro

Rrëmbyesi i aeroplanit të kompanisë EgyptAir asht shtetas i Egjiptit i quejtun Ibrahim Samaha, ka ba me dije agjencia shtetënore e lajmeve MENA.

Ajo thotë se rrëmbyesi ka qenë i ulun në ulësen numër K38, ndërsa nuk ka dhanë detaje tjera.

Transmetuesi publik i Qipros ka raportu se rrëmbyesi ka motive personale për veprën e kryeme, mbasi që raportohet se në Qipro asht ish-grueja e tij.
Si raporton The Telegraph, Ibrahim Samaha ka kerku “azil politik” dhe ka kerkue nji përkthyes.

 

LIVE: Lirohen krejt pengjet. Mbeten ekuipazhi dhe 4 të huej

 

EgyptAir ka thanë se negociatat me pengmarrësin kanë rezultu me lirimin e të tanë udhëtarëve të rrëmbyem në aeroplanin egjiptian, përveç katër të huejve dhe ekuipazhit.

“Negociatat me rrëmbyesin kanë rezultu me lirimin e krejt udhëtarëve të aeroplanit, me përjashtim të ekuipazhit dhe katër të huejve”, ka thanë aviokompania përmes nji deklarate për media.

Si raporton Reuters, n’aeroplan ishin 8 britanikë dhe 10 amerikanë.

Ministria e jashtme qipriote ka thanë se pengmarrësi ende nuk i ka paraqit kërkesat e tij.

“Informatat që i kemi deri më tash bajnë me dije se n’aeroplan gjendet nji pengmarrës.

 

Kamikazi me jelek shpërthyes merr peng avionin në Qipro

 

Nji aeroplan egjiptian udhëtarësh që fluturonte nga Aleksandria në Kajro asht marrë peng.

Burime nga Ministria qipriote e Aviacionit Civil bajnë të ditun se avioni asht ulë në nji prej aeroporteve të vendit.

Simbas raportimeve në rrjetet sociale, pengmarrësi e ka kercënu pilotin tue i thanë se mbante nji brez eksploziv.

Qipro ka konfirmu zyrtarisht se aeroplani asht marrë peng dhe në bordin e tij dyshohet se ka nji bombë.

N’avion udhëtonin 81 udhëtarë.

Tash për tash nuk dihet sa asht numri i pengjeve.

Mediat e hueja shkruejnë se pengmarrësi i ka lanë të lirë femijët dhe gratë.

Avioni ka mbërri n’aeroportin “Larnaca” në Qipro, bani të ditun televizioni shtetnor vendas.

Avioni i rrëmbyem mendohet se i përket kompanisë “EgyptAir”.

Ai u ul n’aeroportin e Qipros n’orën 08:46 me orën lokale, raportojnë mediat qipriote.

Aeroporti asht i mbyllun, ndërsa nji numër i madh ambulancash dhe forca policie janë në vendngjarje.