Merret vendimi për të arrestuemit, aktivistë të VV’s

Tre nga gjashtë të arrestuemit nga Lëvizja Vetëvendosje mbi dyshimin për sulmin me bombë mbi Kuvendin e Kosovës u asht shqiptue masa e arrestit shtëpiak.

Në arrest shtëpiak janë Adea Batusha, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Ndërkohë, tre të arrestuemve tjerë, Atdhe Arifi, Astrit Dehari dhe Egzon Haliti u asht shqiptue masa e paraburgimit prej 30 ditësh.