Mesazhet e fundit të Aulon Zekës para se me u takue me të dyshuemin

Aulon Zeka kishte shkëmbye mesazhe me njanin nga shokët e tij të Shtunën, para se të takohej me të dyshuemin për vrasjen e tij, G.H.

16-vjeçari, që u gjetë i vramë me katër plumba në trup të Shtunën në lagjen Arbëria, i kishte thanë shokut të tij se kishte me u takue me nji djalë, tue iu referue të dyshuemit G.H.

Mesazhet e fundit të Aulon Zekës janë ba publike.

Po dal me njanin qishtu, nifar tripi. Se jom n’fërrka me to e po dalim me fol tha”, i shkroi Zeka njanit prej shokëve, para se të ndrronte jetë të Shtunën.

Ndërkohë, shokët e viktimës kanë tregue për tutën që kishte Auloni se mundet m’i ndodh diçka para se me u vra.

Shperndaje në: