Mesazhi i BIK për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zavendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka dhanë nji mesazh urimi tue thanë se kjo asht festë madhështore, të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim.

Në nji deklaratë për media, Mexhidi, asht shprehë se festa e Bajramit sjell mënyrën ma të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.

Mesazhi i tij:

Kuban Bajrami reflekton adhurimin ndaj krijuesit ndërsa ka për qëllim arritjen e devotshmërisë.

Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, tha ai.

Të ndihmojmë skamnorët, jetimët dhe gjithë ata që kanë nevojë

Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”, tha ai.

Mexhidi bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë për miliona haxhij që kanë shkue në Haxh, tue urue që t’iu pranohet haxhi dhe lutjet (ibadetet).