Mesazhi i qartë i Ambasadës Amerikane për dhunën e manifestueme së fundi në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes nji deklarate, ka dënue dhunën e manifestueme në kohë të fundit në Kosovë.
Ambasada e SHBA’ve deklaron se e dënon pa asnji rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë.

Ambasada amerikane deklaron se demokracia, ofron hapësinë për mospajtim dhe madje edhe për protestë.

“Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnji rrethanë nuk asht nji shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për me u marrë me ankesat nga e kaluemja, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato”.

Simbas ambasadës, Policia e Kosovës luejti nji rol të randësishëm dje mbasi bani pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe i përgëzon ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bajnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Në Kosovë mbesin të pazgjidhuna çashtje serioze, por zgjidhja e tyne nuk afrohet mbas këtyne protestave të dhunshme. Shumë punë asht ba për të normalizue marrëdhaniet dhe për të krijue nji shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbamjen e pjesës së madhe të këtij përparimi”.