Mesha e falenderimit: Nana Terezë asht shembulli ma i mirë në shërbim të njerëzve në nevojë

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në Meshën e falënderimit për shejtnimin e Nanë Terezës, ka thanë se Nana Tereza asht shembulli ma i mirë për me qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë.

Ai ka thanë se nderimi jonë për Nanë Terezë asht i shumëfishtë dhe nuk kemi dhuratë ma të madhe se Nanë Tereza.

“Kisha dhe besimtarët e saj nuk krenohen me faktin se politika, media po e nderojnë, por na falënderojmë Zotin, sepse shohim se krejt bota ka nji vullnet të mirë për të vlerësue nji veprim të mirë dhe falënderim dhe popullit tonë, sepse ata përkulen para veprës së saj”, tha ai.

“Ndihemi të lumtun që populli jonë i ka dhanë botës nji grue si Nanë Tereza.

14284948-1530804700278818-1725683608-o_2785