Meshë në Vatikan për Nanën Terezë organizue nga Thaçi

Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pranë Selisë së Shejtë në Vatikan asht mbajtë edhe nji meshë për Nanë Terezën, në të cilën edhe nji herë asht kujtue jeta, vepra dhe shembulli që ajo ka dhanë për botën.

Në këtë meshë, përveç Presidentit Thaçi, kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues të korit diplomatik në Romë, përfshi edhe përfaqësuesit diplomatikë të Malit të Zi dhe Shqipnisë.

Mesha e kremtueme në Kishën e Shën Gregorit u udhëhoq nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, i cili asht edhe njani prej deponuesve të mrekullisë së Nanës Terezë, që mundëson shejtërimin e saj.

Shejtërimi i Nanës Terezë, simbas Presidentit Thaçi, asht mesazhi ma i mirë që Vatikani banë për nji personalitet që dashninë dhe shpirtin e saj solidar ja ka dhurue njerëzimit.