Meshë për viktimat e Stambollit në Katedralen e Prishtinës

Ipeshkvia e Kosovë në nji deklaratë të saj, ka theksue se kjo shëmti e njerëzve të ligë në Aeroportin e Stambollit, ka tronditë botën e qytetnueme dhe tanë njerëzit vullnetmirë.

“Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, asth e bashkueme në lutje për viktimat e kësaj të keqe dhe për familjarët e tyne, që Zoti me ju dhanë tanve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, me u ndalë sa ma shpejt, tue i kthye zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vllazni, në paqe, në dashni dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër. Për shpirtin e të ndjerëve të ranë në këtë tragjedi dhe për paqe në botë, Ipeshkvia e Kosovës ka me kremtue meshë në tana kishat e saj”, thuhet në këtë deklaratë.