Mesic përgëzon Trump: Besoj që me ju, SHBA dhe bota kanë t’ardhme ma premtuese

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesic, përgëzoi fitoren e Donald Trump në zgjedhje, dhe i ofroi ndihmën e tij nëse asht e nevojshme.

“Më lejoni me u bashkue me krejt ata që ju përgëzuen për fitoren tuej në zgjedhjet presidenciale të ShBA’ve. Ndryshe nga ju, shumicën e jetës sime e kam kalue në politikë (tue përfshi 10 vjet si President i Kroacisë), dhe më besoni, sepse unë e di atë që jam tue thënë, ju keni fitue përkundër tana parashikimeve”, tha Mesic.

Mesic theksoi se nuk asht ma i përfshimë në politikë, por e ka ndjekë me shumë interes të madh krejt fushatën në ShBA, shkruen “Index”.

Ai tha se Washingtoni kishte gabue që kohëve të fundit kishte provokue nji konflikt me Rusinë, tue besue se udhëheqja e Trump ka me sjellë ShBA’të drejt nji t’ardhme ma të mirë.

“Provokimi i nji konflikti me Rusinë ishte gabimi ma i madh që Washingtoni bani në vitet e fundit. Unë besoj se ju keni me qenë në gjendje për me i udhëheqë Shtetet e Bashkueme dhe botën drejt nji t’ardhme ma të mirë premtuese”, shtoi Mesic.