Mësimdhanësen me shami e transferojnë në nji shkollë tjetër

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Malishevës ka marrë vendim që mësimdhanësja e matematikës, Fatmire Bujupi, me u transferue nga shkolla fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës në shkollën e mesme profesionale ekonomike-juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.

Vendimi asht marrë mbasi, për nji javë rresht nxanësit e shkollës së Drenocit e kanë bojkotue mësimin me arsyetimin se mësimdhanësja bart shami gjatë orëve mësimore.

“Procesi edukativo-arsimor ka fillue dhe gjithçka asht në rregull. Zgjidhja asht ba nga Drejtoria e Komunës së Malishevës për arsim, tue e transferue në nji shkollë tjetër”, ka thanë drejtoresha e shkollës Bukurie Krasniqi, për Tribuna Channel.

Komuna e Malishevës ka thanë se transferimi asht ba në bashkëpunim mes dy shkollave dhe ky ka qenë nji vendim i nevojshëm.