Mësimdhanësit, kundërshtim të fuqishëm ‘testit të performancës’

Paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami për organizimin e “testit të performancës” për të gjithë mësimdhënasit e nivelit para-universitarë gjatë muejit Tetor, këta të fundit po e kundërshtojnë fuqishëm.

Përfaqësuesi i mësimdhanësve, Rrahman Jashari, ka thanë se SBASHK asht kundër këtij testi, mbasi simbas tij, nji testim i tillë i mësimdhanësve asht degradim i diplomës dhe karrierës së tyne.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari asht shprehë se mjaft janë ba eksperimente me mësimdhanës.

“Na e kishim nji takim më 4 Korrik me ministrin dhe debatuem për kete çashtje dhe disi u pa edhe në atë takim se te ai anonte shumë ma tepër problemi i testit me shkrim se sa kërkesat tona që i kemi shtrue edhe me shkrim edhe për të cilat ishte njoftue, dhe të them të vërtetën kur erdhi çashtja te ajo pikë u ngritën tensionet, ngase mësimdhanësit e Kosovës, gjegjësisht SBASHK, asht kundër nji testi të tillë, sepse nuk aplikohet në shtet që kanë arritje të nalta në arsim. SBASHK, e konsideron si tendencë me apo pa dashje për degradimin e personalitetit të mësimdhanësit, për degradimin e diplomës dhe unë po them se nëse në Kosovë, mbas luftës asht ba eksperiment me dikend ma së shumti janë ba me arsimin dhe vazhdimisht kanë dalë të këqija”, asht shprehë Jashari.