Mësimdhanësit mbushin formularët: Shumica, kundër testit të performancës

Shumica e mësimdhanësve kosovarë janë deklarue kundër nënshtrimit të testit, përmes të cilit ka me u vlerësue performanca e tyne.

Ata që vlerësojnë dijen e të tjerëve po refuzojnë t’i nënshtrohen vlerësimit të njohunive të tyne. Mbi 23 mijë mësimdhanës kanë plotësue formularët tue u deklarue në shumicë se janë kundër mbajtjes së testit ku kane me u vlerësue njohunitë dhe aftësitë e tyne.

Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka konfirmue të Premten se formularët e shpërndamë nga kjo Sindikatë në fillim të javës tashma janë mbledhë dhe se të dhanat e para dëshmojnë se mësimdhanësit janë në shumicë kundër këtij testi.

SBASHK ka mbledhë opinionin e mësimdhanësve mbas deklarimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, se në Tetor të këtij viti për herë të parë në Kosovë mbi 23 mijë mësimdhanës kanë me hy në test të performancës, në bazë të të cilit, simbas ministrit, ka me u vërtetue se kush asht i denjë për këtë pozitë e kush jo.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë nji raportimi para Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës pati deklarue se nuk asht i kënaqun me cilësinë e arsimit në Kosovë.