Mësimdhanësit e paraluftës kanë me i marrë paret për 9 vjet

mesimdhanesit

Nga sot të gjithë mësimdhanësit që kanë punu në periudhën e viteve 1990-1999 do të mund të aplikojnë nëpër komunat e tyne për ta fitu kompensimin prej 158 euro në muej.

Pagesat, simbas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Arban Abrashi do të jepen në mënyrë retroaktive tue fillue nga Kallnori i vitit t’ardhshëm.

Kjo u ba e ditun sot në takimin që u mbajt në Ministri të Arsimit në mes të ministrit Arsim Bajrami, ministrit të Punës Arban Abrashi dhe kryetarit të SBASHK’ut Rrahman Jasharaj.