Mësohet arsyeja e takimit Thaçi-Pence

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sapo asht nisë për nji udhëtim tjetër në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku në Shtëpinë e Bardhë ka me u pritë nga zavendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Në nji prononcim për Klan Kosova, Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj, ka shpalosë disa nga detajet e këtij takimi që ka me pasë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Zavendëspresidentin, Mike Pence.

”Takimi i Presidentit Thaçi me Zavendëspresidentin Pence, asht kryesori. Asht thellim i interesimit të Washingtonit, kjo vizitë ka me qenë vazhdim i shkëmbimit të informatave me thellue apo intensifikue angazhimin e SHBA’ve në Kosovë, por edhe në rajon”.

”Arsyeja e këtij takimi, pra asht që Presidenti të sigurohet që Bashkësia Ndërkombëtare, Shtetet e Bashkueme të Amerikës të japin shtytjen e tyne për stabilitetin në Kosovë e rajon, për me garantue paqen”, ka përfundue Arifaj.

Shperndaje në: