Mësohet data e fillimit të vitit të ri shkollor

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit konfirmuen për Radio Kosovën se tashma janë ba të gjitha pregaditjet e duhuna dhe janë në fazën e shpërndamjeve të teksteve nëpër drejtoritë komunale të arsimit.

Viti i ri shkollor fillon më 4 Shtator.

Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit janë në finalizim të pregaditjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018, që ka me fillue më 4 Shtator. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxanës që kanë me u ulë për herë të parë në bankat shkollore.