Mësohet numri i qytetarëve nga Diaspora të regjistruem në Kosovë

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe botës. Këto shifra janë evidentue nga procesi i regjistrimit të diasporës, proces ky i filluem në vitin 2013.

Qëllimi i regjistrimit asht evidentimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrimja e tyne gjeografike, struktura demografike në funksion të ruejtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, për Radion Europa e Lirë, kanë kallxue se procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfundue, kurse regjistrimi pasiv ka me vazhdue edhe pesë vjetët e ardhshme, periudhë kjo kur pritet që të bahen publike të dhanat përfundimtare të këtij procesi.

Këshilltari i naltë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti ka thanë se ky proces, tashma asht tue përfundue.

“Procesi i regjistrit pasiv i diasporës ka me vazhdue edhe pesë vjetet e ardhshme, ky asht vendim i Qeverisë. Kurse, procesi i regjistrimit aktiv ka përfundue këto dy vite. Don me thanë, vitin e kaluem edhe sivjet kemi pasë nji regjistrim aktiv. Shifrat e përafërta mund të them se i kemi identifikue, rreth 400 mijë bashkatdhetarë për këtë proces të regjistrimit aktiv, që asht nji numër mjaft inkurajues për neve, dhe jemi shumë të lumtun më numrin që kemi arritë”, ka thanë Sheremeti.