Mësohet se kur PAN’i ka me finalizue ndamjen e posteve ministrore

Koalicioni PAN ende nuk ka vendose për ndanjen e posteve ministrore ani pse kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklarue se Kosova mbrenda dhetë ditësh ka me pasë Qeverinë e saj. Por, nji ndamje e tillë ka me u ba frik.

Këtë e thojnë zyrtarë të AAK’s.

Bashkëpunëtori i Haradinajt, Muharrem Nitaj, madje thotë se gjithçka ka me u sqarue javën e ardhshme.

Ende nuk janë nda postet ministrore në mes të koalicionit PAN, por të gjitha çashtjet që kanë të bajnë me ndamjen e dikastereve kane me ndodhe para votimit të Qeverisë. Kështu ka sqarue për gazetën Express, anëtari i kryesisë së AAK, Muharrem Nitaj.