Mësoni se sa mjete ju ‘flejnë’ bankave, ndërsa ekonomia gjendet në mjerim

parettt

Bankave komerciale që operojnë në Kosovë, përllogaritet që iu flejnë diku mbi 300 milionë euro mjetet financiare. Sektori bankar nuk monitorohet apo hetohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Norma që aplikohet në depozita asht shumë herë ma e vogël, kundrejt normës së interesit në kredi. Aplikimi i normës së naltë të interesit në kredi po iu pamundëson bizniseve qasje në mjete bankare për kredimarrje.

Simbas Bankës Qendrore norma mesatare e interesit në kredi gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, u zvogëlue në 7.4 përqind (8.9 përqind në Mars 2015), përderisa norma mesatare e interesit në depozita shënoi rritje të lehtë në 0.9 përqind (0.8 përqind në mars 2015). Dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe normës së interesit në depozita u zvogëlue në 6.5 përqind (8.1 përqind në mars 2015).

Florin Aliu, njohës i çashtjeve financiare, ka thanë për KosovaPress se bankat në Kosovë aplikojnë norma të interesit shumë ma të mëdha në kredi kundrejt normës në depozita.

Ai thotë se bankat në Kosovë nuk janë konkurrente, ato pothuejse aplikojnë norma të njajta të interesit dhe kjo pamundëson nji zhvillim të vendit.