Mesuesi i dehun rreh me dru nxanësit. 4 në gjendje të randë!

Nji ngjarje mjaftë e randë ka ndodhë në fshatin Gollobordë të Dibrës ku nji mësues i dehun ka rrahë nxanësit e klasës së 3’të.

Simbas të dhanave, mësuesi ka rrahë me drutë që perdoreshin për ngrohje 12 nxanës të klasës së parë dhe të klasës së tretë.

Akti i randë ka ndodh në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov” në Ostren.

Mësuesi Adil Muça ushtroi dhunë ndaj të mitunve, 4 prej të cilëve perfunduen në spitalin e Bulqizës në gjendje kritike për jetën.

Përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuen për inspektim në shkollën në fjalë ndërsa mësuesi u pushue nga detyra.

Ndërkaq, vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /javanews/