Meta-Basha e ambasadorët negociojnë për drejtësinë, po ku asht Rama!

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta, lideri i opozitës Lulëzim Basha dhe ambasadorët zhvillonin nji takim në kryesinë e Kuvendit në kuadër të negociatave të hapuna për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka ndejt n’ambientet e parlamentit.

Ai asht fotografue teksa rri në kafe me disa prej ministrave dhe deputetëve socialist.

E ma heret Kuvendi ka mbyll përkohësisht punimet.

Nënkryetarja Valentina Leskaj e cila drejtoi seancën mbas çeljes me fjalim që i bani kryeparlamentari Ilir Meta, njoftoi se vijimi i seancës ka me u njoftue në nji moment të dytë.

Kjo ka me qenë në mvarësi të negociatave të reformës në drejtësi.

 

ramamaaa