Meta: Nën drejtimin e Veselit, PDK ka me i përmbush aspiratat e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Shqipnisë, Ilir Meta përshëndeti zgjedhjen e Kadri Veseli në detyrën e Kryetarit të PDK-së.

Në nji njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kryeparlamentarit, thuhet se Meta “shpreh bindjen se nën drejtimin e Veselit, PDK ka me forcue rolin e saj si nji faktor i randësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës”.

“Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e z. Kadri Veseli PDK ka me thellue kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave, me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e axhendës së integrimit të saj europian”, thuhet në njoftim.

Në përfundim, kryetari i Kuvendit të Shqipnisë Ilir Meta shpreh gjithashtu, mbështetjen e tij për forcimin e dialogut politik mes palëve në Kosovë dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veseli, PDK ka me luejt nji rol aktiv në këtë drejtim, për përmbushjen me sukses të aspiratave të popullit të Kosovës dhe tanë qytetarëve të saj.