Meta pret Hahn: Liberalizimi i domosdoshëm për Kosovën

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, gjatë nji takimi sot në Tiranë me komisionarin e BE’s për Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, tha se liberalizimi i shpejtë i vizave për Kosovën asht ma se e nevojshme.

Meta dhe Hahn diskutuen edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksue randësia që ka angazhimi i shtuem i BE’s për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta theksoi randësinë jetike të anëtarësimit sa ma të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se ka me gjenerue ma shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmëninë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.