Meta pret kryetaren e Preshevës: Kjo ishte tema e bisedës

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, priti këtë të Mërkurë në nji takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Presidenti Meta theksoi randësinë që ka bashkëpunimi mes komunave të ndryshme të Shqipnisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bajnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, por edhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Ndër të tjera, kryetari i Shqipnisë theksoi randësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore, në interes të garantimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.