Meta pret Pacollin, kjo asht ajo për çka biseduen (foto)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në nji takim Zavendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,  Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta, e uroj z.Pacolli për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e tij në këtë Qeveri. Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të matejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Presidenti Meta përshëndeti gatishmëninë e Qeverisë se re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si nji proces pa alternativë dhe në funkcion të paqes në rajon.

Presidenti Meta, theksoi randësinë e bashkëpunimit rajonal si nji element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin. Procesi i Berlinit asht nji mundësi e mirë për me rritë bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtue perspektivën tonë të përbashkët europiane, theksoi Presidenti Meta.

Meta, theksoi se Shqipnia i kushton nji vëmendje parësore marrëdhanieve të NATO’s me Kosovën, ruejtjes së nji pranie substanciale të KFOR’it, për garantimin e nji mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë por në krejt Rajonin.

Shperndaje në: