Meta: Reforma ne drejtesi asht çashtje e kryeme!

Reforma në drejtësi ka përfundu që dje. Kështu ka deklaru kreu i Kuvendit Ilir Meta, në nji prononcim për mediat, ku simbas tij pritej fjala e fundit e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT që sipas Metës u dha dje, në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Meta tha se grupi parlamentar i LSI jane gati me votue draftin kushtetues.

“Besoj se nga dita e djeshme reforma në drejtësi ka pëfundu mbasi kjo ka qenë ajo që kemi prite, fjalën përfundimtare të Venezias dhe kemi prite fjalën përfundimtare të ekspertëve të Euralius dhe Opdat për disa çashtje që nuk ishin shteru në mënyrë të plotë. Me dorëzimin e opinioneve përfundimtare gjithçka ka përfundu. Grupi parlamentar i LSI asht gati për me votu këtë variant, nga dje, jo nga sot, aq ma tepër nga e Hana”, deklaroi Meta.

Simbas kreut të Kuvendit çdo orë që kalon pa miratimin e Reformës asht kundër Shqipnisë, sepse rrezikon progresin në raport me anëtarësimin në BE.

Deklaratat e kryeparlamentarit u banë mbas homazheve që ai zhvilloi paraditen e sotme në Varrezat e Dëshmorëve te Kombit me rastin e 5 Majit.