Meta: T’Ejten nuk dalim nga Kuvendi pa miratue reformën!

Pamvarësisht retorikave të liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta asht i bindun se më 21 Korrik, Kuvendi i Shqipnisë ka me miratue reformën në drejtësi.
E vetmja rrugë për me realizue këtë, tha Meta – asht ajo e konsensusit të plotë politik bazue në rekomandimet e Komisionit të Venezias.

Washtingtoni dhe Brukseli zyrtar, kanë me duartrokitë miratimin e reformës, u shpreh kreu i LSI’s mbas nji takimi që mbajti në “Rogner” me kreun demokrat Basha.

“Ju kam thanë krejtëve prej kohësh që reforma ka me u votue dhe ka vetëm nji plan, me konsensus simbas Venezias, sikurse ka thanë sot Hahn. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderime edhe Zotit Rama dhe zotit Basha, kanë qenë shumë konsultiv, pamvarësisht retorikave mbas takimeve. Faleminderit ekspertëve që u vendosën dje për me vazhdue diskutimet me përfaqësuesit e misioneve të OPDAT dhe EURALIUS”, tha Meta.

T’Ejten n’orën 10:00 të mëngjesit seanca plenare e Kuvendit të Shqipnisë ka me u çelë me diskutimet për reformën në drejtësi.

Kreu i Kuvendit tha se ka marrë garancinë e zotit Basha se votat e PD’së ka me qenë pro reformës në drejtësi, ndërsa për kryeministrin Edi Rama tha se ka qenë ma konstruktivi nga krejt në bisedime.