Meteorologjia tallet me Ministrinë e financave

Edhe pse ka mungesë të paisjeve dhe të përkrahjes, Instituti Hidrometeorologjik, asht institucioni që ka mbas shumti suksese.
Kështu tha kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina.
Por ai u ankue ndaj Ministrisë së Financave, që simbas tij asht e vetmja nga ministritë që për 5 vite nuk iu ka ofrue asgja, madje ai edhe u tall me ta.
Këto fjalë ai i tha me rastin e Ditës Botnore të Meteorologjisë.
Por krahas kësaj zv/ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Mendim Rugova, premtoi strategji të re që ka me sjellë benificione të shumta për Institutin.
Ndërsa drejtorja e Institutit Hidrometorologjik Letafete Latifi, tha se kjo ditë ka për qëllim me e senzibiluzue Qeverinë dhe Shoqninë Civile me ju ndihmue me fonde.
Në këtë ditë, nxanësit e shkollave fillore dhe të mesme munden më vizitue objektet e institutit, për me njoftë metodologjinë e punës dhe me pajisjet meteorologjike.