Meucci: Komandantët e UÇK, s’mujn me ba çka të dojnë

Shefi në largim i misionit të BE’s për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i ka thanë Radios Europa e Lirë se, “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk asht e shkrueme se nëse ke qenë komandant i UÇK’s, mundesh me krye çfarëdo krimi që don”.

Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të mandatit të misionit të EULEX’it në Kosovë, dhe përmbledhjes së bisedave për zgjatjen e tij, tha se niveli i korrupcionit në Kosovë nuk dallon nga vendet e tjera, por tha ai asht ma i vendosun.

Gabriele Meucci tha se, lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem në Kosovë asht ma e vështirë, për shkak se “disa liderë në spektrin politik besojnë se munden me ba çka të dojnë”.

Ai tha se, misioni i EULEX’it nuk mundet me u quejt i dështuem, sepse çdo dështim nënkupton edhe dështim të vet Kosovës, që këtë mision e ka të bashkëngjitun në sistemin e vet të drejtësisë.