Michael Roth: BE s’asht e plotë pa Kosovën

roth

Ministri Gjerman i Shtetit për Europë, Michael Roth, në nji konferencë për media, mbas takimit me ministrin për Integrime Europiane të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thanë se Bashkimi Europian nuk asht i plotë pa Kosovën, ndërsa ka përshëndet punën e egzekutivit në drejtim të përmbushjes së kritereve të parashtrueme.

“Jam i lumtun të uroj Kosovën për hymjen në fuqi të MSA’s para tri javësh, që asht hap madhor drejt perspektivës europiane të vendit tuej. Po ashtu asht shejë e qartë për angazhimin e BE’s në Kosovë.

Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë pa Kosovën.

Pjesëmarrja e Kosovës e barabartë me fqinjët në nisma rajonale tregon qartë për interesimin tonë për këtë gja”, ka thanë ai, tue shtue se do të vazhdojnë të qendrojnë me Kosovën për ta afrue sa ma pranë BE’s.

Ai ka theksu se qytetarët e Kosovës po e presin me padurim liberalizimin e vizave dhe ndjenjën e izolimit, tue shtue se i kupton shumë mirë, sidomos të rijtë.

“Qeveria e Kosovës ka arritë rezultate mbresëlanëse në drejtim të liberalizimit të vizave”, ka shtue Roth.

Ai asht shpreh i shqetësuem me dhunën e përdorun në Kuvendin e Kosovës dhe inaugurimin e presidentit të vendit, ndërsa ka premtue mbështetje të vazhdueshme për shtetin.

Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, si mike dhe partnere”, ka thanë ai.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Roth ka thanë se janë tue prit nji raport tjetër, por që gjanat janë tue ec në drejtimin e duhun.

“Gjermania, si Franca, mbështet sistemin pa viza dhe jemi të vetëdijshëm rreth pritjeve të qytetarëve të Kosovës.

Na jemi tue prit nji raport tjetër dhe duhet ta dini që ambienti për vendime të tilla asht shumë sfidues.
Gjanat janë tue ecë në drejtimin e duhun.

Por duhet ta dini që deri në Shtator të vitit të kaluem, 43 për qind e migrantëve në Gjermani kanë qenë nga Ballkani Perëndimor.

Vetëm falë bashkëpunimit me qeveritë e vendeve, kemi arritë që këtë shifër ta zvogëlojmë shumë”, ka shtue ai.