Mija njerëz në marshin pro pamvarësisë nëpër Kataloni

Mija njerëz u mblodhën në gjithë Kataloninë të Diellën tue deklarue mbështetjen e tyne për pamvarësi të plotë të rajonit autonom nga Madridi.

Flamuj të përdorun nga lëvizja pro-pamvarësisë janë pa tue valvitë në këtë ngjarje ku morën pjesë me mija veta në pesë qytete katalane , tue përfshi edhe kryeqytetin Barcelona, raporton Reuters, transmeton Rrokum.TV.

Tubimet u zhvilluen në Ditën Kombëtare të Katalonisë, apo La diada.

Në vitin 2014, ma shumë se 80 për qind e katalonaave votuen pro pamvarêsisë nê nji referendum që nuk asht njoft nga Madridi zyrtar.