Mija njerëz të pastrehë lanë përmbytjet n’Amerikë!

Banorët në Luiziana, në jug të Shteteve të Bashkueme po përpiqen me përllogaritë përmasat e dameve të shkaktueme nga përmbytjet masive të ditëve të fundit që kanë lanë 11 të vdekun dhe kanë shkatërrue mbi 40 mijë banesa.

Zyrtarët e agjencive federale të emergjencës, punëtorë ndihmash dhe vullnetarë po kontrollojnë zonat e godituna për me pa nëse ka njerëz të bllokuem, në nevojë për ndihmë.

Në 2005, shteti i Luizianës u godit randë nga Uragani Katrina që përmbyti kryesisht qytetin e New Orleans, këtë radhë përmbytjet kanë prek kryeqytetin e shtetit, Baton Rouge:

Banorët e zonës nuk kujtojnë të ketë pasë ndonjiherë përmbytje të këtyre përmasave.

“Kam jetue këtu gjithë jetën dhe nuk kam pa ndonjiherë ngritjen e ujit në këtë nivel,” thotë hidrologu Calvin Jones.

Shumë banorë kanë mbet pa strehë nga përmbytjet.

“Kemi humb krejt sendet që zotnonim. Jam shumë i dëshpëruem. Por, arritëm me shpëtue; edhe miqtë tanë kanë shpëtue”, ka thanë nji banor i kësaj zone.