Serbët në marshim kundër NATO’s. Parulla pro Putinit

Mija serbë kanë marshu përgjatë kryeqytetit të Serbisë për të shpreh zemërimin ndaj marrëveshjes që Serbia e ka nënshkru me NATO’n në Fror të këtij viti, marrëveshje e cila trupave të NATO’s i garanton imunitet diplomatik dhe liri të lëvizjes përgjatë tanë Serbisë.

Trupat e NATO’s kanë shpreh gatishmëninë për të siguru paqe dhe stabilitet në rajon.

Protestuesit pro-rus mbanin flamuj të Rusisë dhe Serbisë, e gjithashtu edhe parulla të presidentit rus, Vladimir Putin, tue bërtit slogane kundër Serbisë që po bashkëpunon me Perëndimin.
Sa i përket numrit të pjesëmarrësve në protestë, autoritetet kanë thanë se kanë qenë rreth 6,000 protestues, përderisa Zavetnici ka deklaru se kanë qenë mbi 20,000 të tillë.