Miku i madh i shqiptarëve mbush sot 70 vjet

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Bill Clinton mbush sot 70 vjet.

William Jefferson Blythe III i cili asht edhe emni i plotë i tij, u lind më 19 Gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.

Profil i Bill Clinton

Bill Clinton asht nji politikan amerikan i cili shërbeu si President i 42’të i Shteteve të Bashkueme nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërbye ma parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton asht anëtar i Partisë Demokratike.

Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të ri, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin nji filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit ma të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB’s për ndërhymjen e NATO’s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Clinton njihet si mik i madh i shqiptarëve, e veçanërisht i kosovarëve, mbas rolit të tij të jashtëzakonshëm në luftën e fundit të Kosovës.

Për nder të 70-vjetorit të lindjes, përvjetorit Jubilar, Friendship Kosova-USA ka me ba shenimin e kësaj dite gjatë ditës së sotme n’orën 11:00.