Mikullovci: Nesër në seancë kemi m’i pasë dy befasi

Nesër pritet të mbahet përpjekja e katërt për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ka me u udhëheqe nga kryesuesi, deputeti Adem Mikullovci.

Ky i fundit po premton befasi për seancën e nesërme, nëse Kuvendi arrin që me ba kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës.

Kryesuesi Adem Mikullovci, ka ba të ditun se seanca e nesërme ka me u zhvillue me apo pa koalicionin PAN.

Mikullovci për Gazetën Express ka tregue se për seancën e nesërme ka me i pasë dy propozime interesante. Propozime këto të cilat, simbas tij, kishin me ja mundësue Kuvendit që me punue, të paktën nji pjesë e tij.

“Nëse nesër kemi kuorum, unë kam me i dhanë dy tema, por Kuvendi ka me punue, gjyse, por nji pjesë ka me punue, nëse vërtetë ka kuorum. Ka me qenë nji propozim interesant i nji deputeti të LDK’s, ai ma ka kërkue dhe nji temë timen qe kam me ba publike e që ka me qenë befasuese. Gjithmonë nëse kemi kuorum”, ka thanë kryesuesi Mikullovci.