Mikullovci – PAN’it: S’ka me pasë takime konsultative, veç ftesa

Katër seanca konstituive për Kuvendin kanë dështue, mbasi koalicioni PAN nuk po merr pjesë në to.

Kuvendi, ditën e Hanë të javës se ardhshme përsëri ka thirre seancë konsultative, mirëpo koalicioni PAN përsëri asht deklarue se nuk ka me marre pjesë. Krejt kjo, simbas PAN’it, po ndodh, sepse nuk po thirren në takim konsultativ të gjitha partitë për me vendose për seancë.

Lajmi.net ka kontaktue me kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci, i cili tha se seanca asht caktue, ndërsa a shkojnë a jo PAN’i nuk asht problem i tij.

“Seanca asht e caktume për të Hanën. Seanca asht caktu në marrëveshje me LAA dhe Vetëvendosjen, a vijnë apo nuk vijnë PAN na nuk mundemi m’i bindë”, u shpreh ai.

Mikullovci tha, as nuk ka me provue mënyra të tjera për me “bindë” këtë koalicion me ndejt në Kuvend, përveç ftesave që janë të njajta për të gjithë deputetët.