Mikullovci tregon se çka ka m’i kërkue nesër PAN’it

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, iu ka ba thirrje të gjitha partive n’i lanë inatet dhe me i hapë udhë krijimit të institucioneve.

“Unë po përpiqem me qenë kryesues i kuvendit i krejt deputetëve”, ka thanë ai për Epoka e Re.

Mikullovci ka deklarue se nesër ka me kërkue nga PAN’i me prezentue emnin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe me përfundue ky proces, që mandej me ju hape udha formimit të Qeverisë.