Mikullovci tregon se kur ka me thirrë seancën e radhës

Pa marrë nji lajmërim se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka numrat për me ba Qeverinë dhe për me zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, nuk ka me u thirrë seancë konstituive.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thanë për “Indeksonline” se deri tash nuk ka marrë ndonji përgjigje nga PAN’i.

“PAN ka përparësi. Nëse më lajmëron se i ka numrat, atëherë e thirri seancën. Unë personalisht nuk kam marrë ndonji kërkesë nga ta. Nuk mvaret nga unë se kur e thirri seancën, sepse pa më lajmërue se dikush i ka numrat me formue Qeverinë me gjithë Kryetarin e Kuvendit, nuk muj me thirrë seancë”, ka thanë ai.