Miliardat e Gaddafit në duert e vllaut të Tony Blair!

Sir William Blair, vllau ma i madh i ish-kryeministrit Tony Blair, simbas të gjitha gjasave, do të gjykojë se kush do të menaxhojë Fondin Libian të Investimeve (LIA).

LIA asht themelu më 2006 nga ish-koloneli Muammar al-Gaddafi, i cili u rrxue nga pushteti dhe u vra gjatë Pranverës Arabe dhe ndërhymjes së NATO’s më 2011.

Asetet e LIA’s vlerësohen të kapin shumë prej 67 miliardë dollarë, shkruen Republika.info.

“William Blair, vllau i ish-kryeministrit Tony Blair, do të caktohet si gjyqtar në procesin shumëvjeçar për përcaktimin e administratorit të Fondit Libian të Investimeve”, raporton Reuters, e percjell në shqip Republika.info tue citu burime nga të dyja anët e kontestit.

Asetet e LIA’s, mbas përmbysjes dhe vrasjes së Gaddafit, janë ngri me vendim të Kombeve të Bashkueme, për të parandalu transaksione eventuale prej t’afërmve të kolonelit n’ekzil.

Fati i “miliardave të ngrime të Gadafit” dhe vendndodhja e tyne e saktë nuk janë ba publike sot e kësaj dite.

Dihet se LIA ka plasu mjete në afro 500 kompani dhe prona në mbanë botën dhe se ka investu 8 % të kapitalit në tregun e patundshmënive në Perëndim.