Miliona euro veç për ujë shkojnë n’Veri

Qeveria e Kosovës herë mbas here ka subvencionue Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” për ujin e harxhuem në pjesën veriore të Kosovës dhe nga 12 milionë euro sa asht borxhi total i veriut, deri tash ka mbulue vetëm rreth 300 mijë euro. Veriut i faturohet uji me çmimin prej 18 centë, gati trefish ma ulët se që asht çmimi aktual për nji metër kub ujë (45 centë)

Ashtu siç nuk kanë pague kurrë për shpenzimet e energjisë elektrike, qytetarët e veriut të Kosovës, institucionet publike, ndërmarrjet dhe bizniset nuk kanë pague asnjiherë as për ujin e shpenzuem.

Veriut të Kosovës për çdo muej i dërgohen rreth 377 mijë metra kub ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës. Për 377 mijë metra kub ujë, veriut të Kosovës i faturohen 69.225 euro, ose rreth 800 mijë euro në vit, shkruen ‘Zeri’.

Faturimi nuk bahet me qëllimin që të mblidhen mjetet për ujin e shpenzuem në atë pjesë, mbasi që inkasimi në anën përtej Ibrit asht i pamundshëm, por ai bahet vetëm sa për të ditë se sa metra kub ujë i dërgohen pjesës veriore.