Militantët sulmojnë njani-tjetrin, video që ISIS s’kishte dashtë që bota me pa

Nervozizëm dhe grindje në radhët e ushtarëve të ISIS gjatë njëi beteje me ushtarët kurdë. Telekamera e montueme në helmetën e nji militanti të ISIS ka dokumentue betejën e ashpër deri në vdekje.

Pamjet janë filmue në Dhetor të vitit 2015, në Irakun Verior dhe drama e përjetësueme nga “GoPro” asht shumë e ndryshme nga ajo që zakonisht jemi mësue me pa në videot propaganduese të ISIS.

Imazhet kallxojnë momente të gjalla të betejës ku aktivistët qëndrojnë në automjetin e blinduem, derisa sulmojnë me armë kurdët. Nga pamjet doket qartë që ushtarët e kalifatit kanë vështirësi të shumta, të cilat janë të qarta edhe në luftën që ata bajnë ndaj njani-tjetrit.