Mimoza e Iliri dalin me lajm të ri për themelimin e partisë!

mimozailiri

Skenës politike në Kosovë, shumë shpejtë pritet me ju shtue edhe nji parti e re.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i pamvarun, Ilir Deda janë në vlugun e përgaditjeve për prezentimin e partisë së re.

Mimoza Kusari- Lila, ka konfirmue për Indeksonline se partia e re prite me u zyrtarizue gjatë muejit Tetor.
Ndërsa sa i përket emnit dhe kryetarit të saj, Lila ka thanë se ende nuk asht vendos mbasi janë në fazën e definimit.

“Në dinamiken e prezentimit e kemi në muejin Tetor. Jemi tue i ba përgaditjet për regjistrimin e partisë dhe për mbajtjen e Konventës se parë, e cila ka me u mbajt në Tetor.” ka thanë Kusari- Lila.

Partia e re simbas saj, asht e hapun për krejt ata qe besojnë se forca e re asht e domosdoshme për me ba ndryshime substanciale në Kosovë dhe me i dhanë nji kahje të re zhvillimeve politike të Kosovës.

“Unë mendoj se ka hapësinë shumë të madhe për shkak se ata të cilët qe nuk votojnë sot në Kosovë perbajnë elektorat të madh, flasim për nji elektorat të fjetunb, lë anash edhe elektoratin e pakënaqun të partive që janë në pozitë dhe opozitë. Prandaj mendoj se do të mvaret edhe nga na sa arrijmë me i afrue”, ka shtue Kusari Lila.

Situata aktuale politike në vend, simbas saj, asht argument shtesë se gjanat nuk po mund të lëvizin në drejtimin e duhun prandaj duhet diçka tjetër.