Mimoza kallxon kush ka me ba Qeverinë!

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka ripërsërit edhe njiherë se koalicioni LAA, pjesë e të cilit asht edhe partia që ajo drejton nuk ka me ba koalicion mbaszgjedhor me koalicionin kundërshtar PAN.

“Nuk ka asnji lëvizje, kemi pas takim të përbashkët të deputetëve të koalicionit, bashkë më Mustafën dhe zotni Pacollin, gjihë njizani qëndrojmë në parimet që janë prezentue vazhdimisht – që nuk ka koalicion me PAN’in”.

Ajo ka thanë në Klan Kosova se PAN’i nuk i ka numrat për me krijue Qeverinë dhe se asht në panik.

“PAN’i asht në krizë, nuk i ka numrat, data dhe afati për mledhjen e konstituimit të Qeverisë po shtyhet”, ka thanë ajo.