Mimoza Kusari-Lila mori goditje të randë në Gjakovë

Bazue në rezultatet e publikueme nga KQZ, koalicioni i partive, në të cilin ban pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë partia e tretë në këtë komunë.

Edhe pse Kusari-Lila drejton këtë komunë, mbasi fitoi votat kur ishte pjesë e AKR, duket që kjo nuk ka ndikue që të rriten votat e LDK në Gjakovë, kjo mbasi koalicioni PDK-AAK-Nisma, si dhe VV kanë marrë ma shumë vota se sa koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

PAN ka marrë 14 mijë e 982 vota ose 41.62 përqind, VV ka marrë 10 mijë e 853 vota ose 30.15 përqind dhe LAA ka marrë 8562 vota ose 23.78 përqind.