Ministrat belg ofrojnë dorëheqje mbas sulmeve terroriste!

ministratbelg

Në sulmet terroriste që janë krye të Martën në Bruksel janë vra 31 persona ndërsa 270 janë plagos derisa përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë ISIS, njofton The Guardian.

Ministri i Mbrendshëm dhe ai i Drejtësisë së Belgjikës kanë ofru dorëheqjen e tyne për shkak të sulmeve të Brukselit, por që ato janë hedh poshtë nga kryeministri Charles Michel.

Ministri i Mbrendshëm, Jan Jambon dhe Ministri i Drejtësisë, Koen Geens, nuk kanë dhanë komente për media për këtë kërkesë të tyne.

Megjithatë, autoritetet belge po përballen me vështirësi të mëdha, mbasi Turqia kishte thanë se ajo e kishte paralajmëru Brukselin për terroristin Ibrahim El Bakraoui, i cili u konfirmu të ishte kamikazi që kryejti sulmin n’aeroportin e Brukselit.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka thanë të Merkurën se Belgjika e kishte injoru paralajmërimin e tij se ky person asht nji militant i Shtetit Islamik (ISIS).