Ministrat e BE’s nesër mbajnë takim të jashtëzakonshëm, për Brukselin

Nji takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian, ka me u zhvillue nesër në Bruksel për gjetjen e nji përgjigje europiane mbas atentateve që përfshinë dje kryeqytetin belg.

Presidenca holandeze e radhës e BE’s, e bani njoftimin për këtë takim të paparashikuem në llogarinë e saj në Twitter.

Takimi ka me fillue n’orën 15:00 në Bruksel, dhe në të kane me marrë pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve të unionit.